Site icon Telegrafi

”Most”: KSHZ të përcaktoj Rregulloren për qasje të plotë në listën zgjedhore

Asociacioni ”Most”, përmes një deklarate, thërret Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) që të përcaktoj Rregulloren për metodologjinë e qasjes së plotë, ndryshimin dhe fshirjen e të dhënave në listën zgjedhore, si edhe procedurën për zbatimin e kontrolleve në terren për përditësim, që qytetarët ta kenë më të qartë, transmeton Telegrafi.

Asociacioni shton se pas publikimit të mundësisë së re të verifikimit të të dhënave në listën zgjedhore, me emër e mbiemër dhe adresë, janë paraqitur indikacione për (pa)saktësi, por edhe për një numër të madh paqartësishë për mënyrën se si qytetarët mund t’i paraqesin parregullësitë./Telegrafi/

Exit mobile version