Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) mbrëmë ka mbajtur konferencë për shtyp, ku kryetari Aleksandar Çiçakovski i ka konfirmuar rezultatet e rivotimit në Komunën e Tearcës, ku edhe u publikuan në faqen e internetit të KSHZ-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Çiçakovski tha se të mërkurën deri te Kuvendi do të dorëzojë çertifikatat për deputetët e zgjedhur, së bashku me raportin për zgjedhjet. Nëse në të njëjtin afat kompletohen edhe rezultatet përfundimtare të NJZ 6, do t’i dorëzojnë edhe çertifikatat e deputetëve të zgjedhur në këtë zonë zgjedhore.
KSHZ poashtu theksoi se procesi zgjedhor u zhvillua në atmosferë të qetë. /Telegrafi/