Disa pika në lidhje me referendumin janë në rend dite në seancën e katërt që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do ta mbajë sot.
Anëtarët e KSHZ-së do të rishikojnë propozim-vendimin për ndryshim të planit vjetor për nevojat e përgjithshme për shpalljet publike në vitin 2018 të KSHZ-së për referendimin, ndarjen e mjeteve për harxhimet e transportit për Komisionit Komunale Zgjedhore, si dhe rishikimin e informacionit për rrjedhën e paraqitjes së qytetarëve për votim nga diaspora, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rend dite gjithashtu do të jetë edhe kërkesa për mosranim të kryerjes së detyrës së kryetarit, zv.kryetarit, anëtarit dhe zv.anëtarët të Komisioneve Komunale Zgjedhore.
Sipas paralajmërimeve, anëtarët e KSHZ-së do të vendosin edhe për kërkesën e MOST-it dhe Fondacionit ndërkombëtar IFES, për të pasur vëzhgues në referendumin e 30 shtatorit./Telegrafi/