Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot pasdite në seancë di të rishikojë informacionet për kërkesat e dorëzuara për mbajtjen e referendumeve së bashku me zgjedhjet lokale të 15 tetorit.
Anëtarët e KSHZ-së duhet të sjellin vendim edhe për ofertën më të volitshme për shtypjen e listës zgjedhore, prokurimin e materialit promovues, transportimin e materialeve dhe për zgjedhjen e një operatori për përkthimin e materialit zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu duhet të rishikohen edhe kërkesat e Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore – IFES, Ambasada Amerikane dhe OSBE-së, për monitorimin e zgjedhjeve lokale./Telegrafi/