“Në pajtim me ndryshimet më të reja të Ligjit për financim të partive politike, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) tashmë është i obliguar të veprojnë në ciklin e ardhshëm zgjedhor, gjegjësisht ta bëjmë më transparent procesin e dorëzimit të raporteve. Raportet do të përpilohen nga të dhëna të besueshme, siç kërkon ligji, me qëllim që të tejkalohen të gjitha dyshimet rreth financimit të partive politike”.
Këtë sot e deklaroi kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski para fillimit të tryezës së rrumbullakët me temë “Revizion të financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Janë të ndryshme mendimet nëse ky ndryshim është i mirë apo i keq, në kuptim nëse kur merrni më shumë para nga buxheti për financimin e aktivitetit politik njëkohësisht merrni edhe obligim të jeni më transparent në shpenzimin e atyre parave, ndërsa edhe organet të cilat janë të obliguara, në rastin Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, do të mund në mënyrë më transparente dhe më të besueshme t’i konfirmojë raportet, gjegjësisht t’i verifikojë raportet të cilat i dorëzojnë partitë politike”, tha Derkoski.
Kryetari i PLD-së dhe deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Goran Milevski deklaroi se në përgjithësi me ndryshimet e Ligjit për financimin e partive politike po përmirësohet zgjidhja ligjore sepse partitë politike tani nuk do të jenë të varura nga kompanitë private, nga kapitali privat.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 25 korrik të këtij viti me procedurë të shkurtuar i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për financimin e partive politike, i cili përmban dispozita me të cilat propozohet saktësim të dispozitave që kanë të bëjnë në financimin, kontrollin e mjeteve financiare të partive politike dhe gjobave për shkeljen e dispozitave nga ky ligj.