Telegrafi

KSHZ: Sot votuan 723 persona të sëmurë me COVID-19 dhe në vetizolim

Gjithsej 723 persona të sëmurë nga COVID-19 dhe që kanë qenë në vetizolim, e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës për zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut.

Siç njoftoi kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski, gjithsej janë paraqitur 759 persona për të votuar, duke shtuar se ka pasur ndryshime pasi kanë pranuar ankesa nga disa qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Falënderojmë mediumet për mesazhin e vërtetë që e përçuat tek KSHZ dhe shteti mundësoi votim të sigurt për personat e kësaj kategorie, ndërsa me këtë mund të them se KSHZ e kreu detyrën e saj”, tha Derkoski.

Ai i falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në ditën e parë të votimeve.

Ndryshe, KSHZ nga votimi i sotëm dhe i nesërm nuk do të publikojë rezultate, por vetëm daljen e qytetarëve./Telegrafi/