Site icon Telegrafi

KSHZ sot vendos për ankesat e partive për zgjedhjet lokale

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në seancë do t’i shqyrtojë dhe do të vendosë për ankesat e dorëzuara për procedurën e votimit, mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale 2017.

Sipas KSHZ-së, janë dorëzuar qindra ankesa për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në afatin i cili skadoi në orën dy pas mesnate, Aleanca për Shqiptarët dorëzoi 13 ankesa për Strugën, Besa 89 ankesa prej të cilave 86 së bashku me Aleancën për Shqiptarët për në Çair dhe tre për në Tetovë. Një ankesë ka dorëzuar edhe partia LPM për votimin në Çashkë.

KSHZ, pas marrjes së ankesave është e obliguar që në afat prej 48 orëve që marrë vendim për to. Kundër vendimit të KSHZ-së, dorëzuesit i listës mund të parashtrojë padi deri te Gjykata Administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, madje, pas ankesës është e detyruar të sjellë vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të saj. Vendimet e Gjykatës Administrative janë përfundimtare.

Exit mobile version