Komisioni Shtetërori Zgjedhjeve sot pasdite do të mbajë seancë publike, në të cilën do të rishikojë dhe miratojë propozim-vendimin për ndryshimin e afateve për aktivitetet për mbajtjet e referendumit më 30 shtator.
Në rend dite gjithashtu do të jetë edhe propozimi për planin financiar për referendumin në nivel shtetëror, si dhe propozim-njoftimi për procedurat për shpalljet publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e sotme gjithashtu duhet të rishikohet dhe miratohet propozim-vendimi për konfirmimn e nevojës për formimin e trupave ndihmës në KSHZ për zbatimin e referendumit./Telegrafi/