Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot do të mbajë seancë lidhur me çmimin e reklamës së paguar politike.
Në rend dite të seancës janë Propozim – udhëzimi për mënyrën dhe procedurën për përcaktimin e çmimit të arritur mesatar dhe çmimit më të ulët për reklamim të paguar politik dhe Propozim – vendimi për përcaktimin e çmimit të arritur mesatar për reklamim të paguar politik.
Anëtarët e KSHZ-së duhet ta shqyrtojnë edhe njoftimin nga MISHA për ndërmarrjen e nëpunësve shtetërorë.
Ndryshe, sot duhet që kryetari i Kuvendit t’i shpallë zgjedhjet lokale, të cilat pritet të mbahen më 17 tetor./Telegrafi/