Site icon Telegrafi

KSHZ sot mban seancë, do të diskutojë për disa pika lidhur me referendumin

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot do të mbajë seancë në të cilën do t’i shqyrtojë dhe miratojë kërkesat për marrje të autorizimeve për monitorim të referendumit të vitit 2018, të parashtruara nga TV Kanal 24 – Rusi, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, Shoqata për promovim dhe zhvillim të shoqërisë inkluzive INKLUZIVA, Qendra nacionale rome Kumanovë, Ambasada e SHBA-së, OSBE-ODIHR dhe organizatave tjera.

Në rend dite të seancës janë edhe propozim Udhëzimi për mënyrën e votimit të vendvotimeve me më pak se 10 zgjedhës, propozim Udhëzimi për votim, si dhe për fletëvotime valide dhe jovalide në Referendumin në nivel shtetëror.

Siç është paralajmëruar KSHZ-ja do të debatojë edhe rreth Propozim vendimit për vërtetimin e shpenzimeve për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore në sasi reale.

Exit mobile version