Site icon Telegrafi

KSHZ sot mban seancë publike, do të diskutohet edhe për pagesat e kryera gjatë referendumit për emrin

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot do të mbajë seancë publike në të cilën, siç është paralajmëruar, duhet të shqyrtohen dhe miratohen procedura dhe rregullore për mënyrën dhe procedurën për parashtrimin, pranimin dhe vërtetimin e listave të kandidatëve, për veprim mbi ankesat nga shërbimi profesional i KSHZ-së dhe për monitorimin e zgjedhjeve dhe procedurës zgjedhore.

Në rend dite, gjithashtu, do të gjenden edhe informacione për pagesat e kryera sipas obligimeve gjatë referendumit edhe atë raporti preliminar sipas obligimeve për zbatimin e Referendumit 2018 dhe administratës zgjedhore dhe trupat ndihmës të cilët nuk kanë marrë kompensim për zgjedhjet e zbatuara në vitin 2016 dhe 2017.

Siç informojnë nga KSHZ, në seancën e sotme do të shqyrtohet edhe propozim programi për edukimin e obligueshëm të komisioneve zgjedhore komunale, këshillave zgjedhorë për votim në Republikën e Maqedonisë dhe këshillat zgjedhorë për votim jashtë vendit./Telegrafi/

Exit mobile version