Site icon Telegrafi

KSHZ sot mban seancë, dorëheqja e Tuntevit në rend dite

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot do të mbajë seancë në të cilën do të duhet ta shqyrtojë dhe miratojë raportin për punën sipas nenit 153 të Kodit Zgjedhor, për mandatin e mbetur të deputetit Tomisllav Tuntev.

Deputeti i LSDM-së Tomisllav Tuntev dje dha dorëheqje nga mandati i deputetit dhe pozita e koordinatorit të grupit të deputetëve të LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Koordinatori i LSDM-së Tuntev dha dorëheqje nga pozita e deputetit

Pritet që dorëheqja e Tuntevit të konstatohet edhe në seancën e sotme kuvendore, ndërsa vendin e tij do ta zë Rubin Zemon.

KSHZ sot do të diskutojë edhe për planin vjetor për nevojat e përgjithshme për shpalljet publike në vitin 2019 të Komisionit, planin financiar për mjetet për zgjedhjet presidenciale, si dhe aktivitetet për këto zgjedhje./Telegrafi/

Exit mobile version