Site icon Telegrafi

KSHZ shpall të përfunduara zgjedhjet lokale

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i shpalli të përfunduara zgjedhjet lokale 2017 në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë.

KSHZ-ja konkludimin për përfundimin e zgjedhjeve e solli në seancën e djeshme, pasi paraprakisht u publikuan rezultatet përfundimtare nga rivotimi për zgjedhje të kryetarit të Komunës së Çairit në një vendvotim.

Raundi i parë i zgjedhjeve lokale u mbajt më 15 tetor dhe i dyti më 29 tetor. Javën e kaluar u mbajt rivotim në një qendër votimi në Komunën e Çairit pasi Gjykata Administrative miratoi një ankimim të Lëvizjes Besa.

LSDM sipas rezultateve pas dy raundeve të zgjedhjeve lokale, fitoi postin e kryebashkiakut në Shkup dhe kryetarë në 56 komuna, OBRM-PDUKM në pesë, BDI në 10, Aleanca për Shqiptarët në tre, BESA, PDSH dhe PDT nga një, ndërsa kandidatët e propozuar nga grupi i votuesve fituan në tri komuna.

Exit mobile version