Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka refuzuar të gjitha ankesat të dorëzuara në lidhje me rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, që u mbajtën të dielën më 15 tetor.
Zëdhënësja e KSHZ-së, Ljupka Guguçevska për AIM deklaroi se seanca ka përfunduar në mëngjes dhe gjithë ankesat janë refuzuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në KSHZ u dorëzuan 46 ankesa prej të cilave 43 kishte OBRM-PDUKM, por para fillimit të seancës tërhoqën tre ankesa dhe nga një ankesë dorëzuan Aleanca për Shqiptarët, TMRO dhe E Majta.
Kundër vendimit të KSHZ-së mund të dorëzohet ankesë në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit, ndërsa më pas Gjykata Administrative është e detyruar që në afat prej 48 orëve të sjell vendim./Telegrafi/