Me katër vota pro dhe katër kundër, KSHZ-ja mbrëmë refuzoi edhe ankesën e fundit të LSDM-së, e cila ishte në lidhje me vendvotimin 2011, në Komunën e Tearcës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
LSDM-ja kërkonte anulim të votimit në këtë vendvotim, për shkak se në fillim të votimit ka munguar një fletëvotim, e cila në fund është gjetur në kuti .
Me këtë vendim KSHZ-ja mbaroi sesionin treditor të seancave të saj në një atmosferë të tensionuar.
Nga gjithsej 16 ankesa të dorëzuara, 8 nga Besa dhe 8 nga LSDM-ja, KSHZ-ja ka pranuar vetëm një të Lëvizjes Besa dhe ka anuluar votimin në një vendvotim në Gostivar./Telegrafi/