Site icon Telegrafi

KSHZ: Qytetarët të paraqesin parregullsitë në listën zgjedhore

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot ka njoftuar se qytetarët kanë mundësi që të paraqesin çdo parregullsi në listën zgjedhore në njësitë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së, si edhe përmes aplikacionit në faqen e internetit të KSHZ-së, transmeton Telegrafi.

KSHZ-ja njofton se lista zgjedhore e publikuar këto ditë është rezultat i metodologjisë së përpunimit të të dhënave të marra nga evidencat zyrtare të MPB-së, Administratës për drejtimin e librit amë dhe gjykatave themelore, për qytetarët që plotësojnë kushtet ligjore për të patur të drejtë vote deri më dhjetor të vitit 2015./Telegrafi/

Exit mobile version