Site icon Telegrafi

KSHZ: Qytetarët të dalin për votime, janë përmbushur të gjitha kushtet për votim të sigurt

Në dytën e dytë të zgjedhjeve kuvendare, sot deri në ota 15:00 kanë votuar 7.170 persona. Gjithsej 273 persona nuk kanë dashur të votojnë. Në shtëpitë e të moshuarve nga 357 persona të paraqitur, 231 persona kanë votuar. Në entet ndëshkuese përmirësuese deri në ora 15:30 nga 1.657 persona kanë votuar 808, ndërsa nga personat që janë paraqitur për votim nga paraburgimi shtëpiak, deri tani kanë votuar 7 persona. Këtë sot e tha kreu u KSHZ-së, Oliver Derkoski.

Ai thotë se dita e dytë e zgjedhjeve po zhvillohet pa pengesa dhe pa probleme.

“Edhe pse kushtet janë të komplikuara, në kushte të krizës së pandemisë, konsideroj se këshillat zgjedhor deri tani kanë përfunduan punën dhe i inkurajoj që ta përfundojnë deri në fund të ditës. I inkurajoj të gjithë të paraqitur, t’i presin këshillat dhe dhe të realizojnë të drejtën e tyre të votës”, tha Derkoski.

Ai tha se në ora 21:oo do të deklarohen se si ka kaluar votimi te kjo kategori votuesish.

“Edhe gjatë kësaj dite u pa se KSHZ me gjithë administratës, e cila është mbështetëse e procesit, arriti të organizojë votimin ashtu siç duhet, duke vendosur në radhë të parë shëndetin e qytetarëve. Askund nuk është paraqitur ngjarje që do të rrezikonte shëndetin e votuesve. Konsideroj se e tillë do të jetë edhe dita e nesërme. Ju bëj apel qytetarëve të dalin për votime dhe të jenë të sigurt se janë përmbushur kushtet për votim të sigurt”, tha Derkoski.

Ai ju bëri apel qytetarëve të respektojnë rekomandimet dhe procedurat gjatë procesit të votimit./Telegrafi/

Exit mobile version