Telegrafi

KSHZ: Publikohen rezultatet përfundimtare në Zhelinë, Bërvenicë, Studeniçan dhe Nagoriçan të Vjetër

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme, pas përfundimit të të gjitha procedurave i publikoi rezultatet e rrethit të dytë në zgjedhjet lokale për kryetar komune në Zhelinë, Bërvenicë, Studeniçan dhe Nagoriçan të Vjetër.

Në rrethin e dytë në Zhelinë ka fituar kandidati i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu, në Bërvenicë kandidati i OBRM-PDUKM-së, Jovica Ilievski, në Studeniçan Azem Sadiku dhe në Nagoriçan të Vjetër ka fituar LSDM me Zhaklina Jovanovskën.

Komisionet Komunale Zgjedhore duhet menjëherë t’i publikojnë rezultatet dhe t’i dorëzojnë në KSHZ.

Ndryshe, për këto komuna kishte ankesa të ndryshme nga partitë politike, ndërsa vendimi është marrë pas marrjes së të gjitha veprimeve./Telegrafi/