Komisioni Shtetëror Zgjedhor kumtoi sot se po vepron në përputhje me Ligjin për përfundimin e procedurës së furnizimit publik me aparate për shenja gishtash.
“Dje, përfaqësues të operatorit ekonomik “DERMALOG” mbërritën dhe gjatë ditës së sotme po mbahen konsultimet përfundimtare për të finalizuar tekstin e marrëveshjes dhe nënshkrimin e saj”, thuhet në kumtesë.
Pas kësaj, siç thuhet, afatet për dorëzimin e pajisjeve teknike fillojnë menjëherë të vijojnë, për të cilat KSHZ-ja do të informojë publikun në mënyrë plotësuese.