59 persona nga Komunat e Kisella Vodës, Studeniçanit, Sopishtes dhe Zelenikovës do të largohen nga Lista Zgjedhore. Sipas informacioneve nga Zyra Rajonale e KSHZ-së në Kisella Vodë, bëhet fjalë për persona të vdekur për të cilët certifikatë të vdekjes kanë dorëzuar shërbimet e Drejtorisë për evidencën e librave amë.
Sipas shqyrtimit të Listës Zgjedhore të KSHZ-së nga 9 deri më 12 gusht, vendimet për fshirjen e personave të vdekur në katër komunat u miratuan për 47 persona, ndërsa dje u dorëzuan edhe për 22 persona.
Përveç këtyre katër komunave, kërkesa për heqjen e shtatë personave nga Lista Zgjedhore deri më 12 gusht janë dorëzuar edhe në zyrën e KSHZ-së në Demir Kapi. KSHZ-ja ka zyra rajonale në 18 komuna të mëdha në vend, duke mbuluar tërë territorin e Maqedonisë.
Shqyrtimi i Listës Zgjedhore do të zgjasë deri më 23 gusht në mesnatë. Ndërsa kontrollet çdo ditë prej orës 09:00 deri 19:00 mund të bëhen në zyrat rajonale të KSHZ-së, ndërsa brenda 24 orëve mund të bëhet edhe në faqen e internetit: http://www.sec.mk/.
Paralelisht me shqyrtimin publik është edhe paraqitja e mërgimtarëve të cilët dëshirojnë të votojnë në referendum./Telegrafi/