Site icon Telegrafi

KSHZ pa praninë e kryetarit thotë se ka kushte për zgjedhje

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me 6 vota për dhe pa praninë e kryetarit Aleksandar Çiçakovski dhe dy anëtarëve të LSDM miratoi vendimin se janë plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor.

Kryetari i këtij komisioni Çiçakovski dhe anëtarët e LSDM Violeta Duma dhe Igor Milev në shenjë pakënaqësie braktisën seancën.

Çiçakovski gjatë debatit ka theksuar se tani për tani nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve fer për shkak të vështirësive për pastrimin e plotë të listës zgjedhore. Anëtari i pavarur i KSHZ-së, Atanas Urumov theksoi se para takimit kanë pasur takim me ambasadorin amerikan Jess Baily dhe ambasadorin e BE-së, Aivo Orav, ku siç tha ai është kërkuar që në mënyrë koncize ë deklarohemi se a ka kushte për zgjedhje më 5 qershor, njofton TV21.

“Andaj propozuam që të deklarohemi këtu në mbledhje të hapur edhe para tyre, por edhe para qytetarëve”, deklaroi Urumov. Vendimi i KSHZ vjen pasi që kryeparlamentari Trajko Veljanovski në bazë të Kushtetutës shpalli sot vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor./Telegrafi/

Exit mobile version