Site icon Telegrafi

KSHZ nuk ka pranuar kandidaturat e dy kandidatëve për kryetar komunash

Kandidatët që do të konkurrojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit tashmë janë konfirmuar. Komisioni Shtetëror Zgjedhor raportoi se vetëm dy kandidatura për kryetarë u refuzuan, një në Ohër dhe një në Strugë, por edhe gjashtë lista të kandidatëve për këshilltarë në disa komuna.

Ka 80 komuna në të gjithë vendin dhe Bashkia e Shkupit. LSDM-ja paraqiti 69 kandidatë për kryetarë komune dhe lista për këshilltarë në të gjitha komunat dhe në Shkup.

OBRM-PDUKM nuk konfirmoi nëse të gjitha kandidaturat e saj janë pranuar dhe në sa komuna kanë kandidatë për kryetarë komune. BDI gjithashtu nuk tregoi numrin e listave, por siguroi se opsionet e tyre do fitojnë./Telegrafi/

Exit mobile version