Site icon Telegrafi

KSHZ nuk i vërteton listat e Baçevskit dhe Janevskit

Komisioni shtetëror zgjedhor ka konstatuar mangësi në listat e kandidatëve për deputet të LPM dhe PSDM, dy partitë e vetme që do të marrin pjesë në zgjedhje krahas OBRM-PDUKM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Partive të udhëhequra nga Janko Baçev dhe Branko Janevski do tu jepet afat prej 48 orësh për ti mënjanuar parregullsitë e konstatuara që listat e tyre të jenë të pranueshme sipas normave ligjore dhe me këtë të shpresojnë për dalje në zgjedhjet e parakohshme të 5 prillit me kusht që ato të mbahen./Telegrafi/

Exit mobile version