Komisioni shtetëror zgjedhor (KShZ) në seancën e sotme të 49 e shqyrtoi dhe njëzëri e miratoi Raportin për votuesit e paraqitur me të dhëna të kontestueshme. Deri te KShZ në afatin për paraqitje prej 26 korrik deri më 19 gusht kanë arritur 8.922 paraqitje, prej të cilëve 8.901 paraqitje janë pranuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gjithsej 3.620 paraqitje janë bërë drejtpërsëdrejti në KShZ, ndërsa 5.302 janë realizuar përmes aplikacionit elektronik. Shërbimi juridik i KShZ ka refuzuar 21 paraqitje
Në përputhje me Raportin e miratuar të KShZ, nuk janë paraqitur gjithsej 30.467 persona. Sipas raportit me shkrim nga Drejtoria për evidencë amë nga 22 gushti, 20 persona nga lista kanë ndërruar jetë deri më 19 gusht të këtij viti.
Qytetarët të cilët nuk janë paraqitur në afatin ligjor prej 25 ditësh, në përputhje me ligjin kanë mundësi plotësuese të paraqiten në KShZ gjatë vështrimit publik para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni./Telegrafi/