Site icon Telegrafi

KShZ nesër do ti tubojë të gjithë subjektet relevante për një marrëveshje të re

Grupi punues i KShZ në krye me Bedredin Ibraimin, nesër në hapësirat e Komisionit do ta mbajë takimin e saj të parë prej kur u anuluan zgjedhjet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Burime nga Komisioni shtetëror zgjedhor për Kanal5 kanë konfirmuar se me këtë ri aktivizohet puna e këtij grupi, tema kryesore e të cilit do të jetë pastrimi i ri i listës zgjedhore.

Në këtë grup përpos anëtarëve të KShZ ka edhe përfaqësues partiak të OBRM-PDUKM, LSDM, BDI dhe PDSh, por edhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, BE, ShBA dhe OSBE.

Në grupin punues janë përfshirë edhe të gjithë institucionet përgjegjëse për përditësimin e rregullt të listës zgjedhore, MPB, Drejtoria për evidencë amë, Enti shtetëror dhe të tjerë.

Të gjithë së bashku, siç thonë nga KShZ do ta akordojnë konceptin e ri për kontroll të listës zgjedhore./Telegrafi/

Exit mobile version