Telegrafi

KSHZ nesër do të mbajë shortin për renditjen e kandidatëve për president

Rendi i kandidatëve presidencialë në fletën e votimit për zgjedhjet e 24 prillit do të shpallet nesër.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) nesër do të bëjë shortin për përcaktimin e renditjes në listën e vetme të kandidatëve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nesër do të hidhet shorti për shpërndarjen e paneleve reklamuese dhe tabelave.