Site icon Telegrafi

KShZ nesër i dorëzon Pendarovskit vërtetimin e kryetarit të shtetit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) nesër në seancë publike do t’i shpall rezultatet nga zgjedhjet presidenciale dhe në orën 12:00 në mënyrë solemne do t’i dorëzojë vërtetimin për kryetar të zgjedhur kandidatit Stevo Pendarovskit.

Të dielën në ora 12:00, do të mbahet inaugurimi i Stevo Pendarovskit si kryetar i pestë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë mbaron mandati i Ivanovit i cili është në pozitën e kryetarit të shtetit 10 vite.

Një orë pas inaugurimit solemne pritet që Ivanov t’ia dorëzojë vilën Pendarovskit i cili, në mesnatën e 12 dhe 13 majit do të fillojë të jetë edhe praktikisht kryetar i shtetit./Telegrafi/

Exit mobile version