Pritet që në fund të javës të fillojë verifikimi në terren i 100436 kontestimeve të cilat dolën nga verifikimi krahasimor i të dhënave në kuadër të pastrimit të listës zgjedhore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas këshillëtares në KSHZ, Ljupka Guguçevska, verifikimin në terren do ta bëjnë 374 anketues të autorizuar, ndërkaq kontrollues të tyre do të jenë udhëheqësit e zyrave rajonale të KSHZ-së.
Katër partitë më të mëdhaja politike në vend kanë mundësi që të bëjnë vëzhgim pasiv të këtij procesi përmes përfaqësuesve të tyre. Gjithashtu KSHZ-ja kanjoftuar se do të bëjë kampanjë mediale ”Dyert e hapura” dh ei fton qytetarët që të jenë pjesë e verifikimit që duhet të mundësojë, siç thuhet, listë zgjedhore të besueshme./Telegrafi/