Komisioni shtetëror Zgjedhor, pas vlerësimit të zbatuar për punën që nga zgjedhja deri më sot, në seancën e mbajtur më 6 qershor 2016, i miratoi konkluzionet që kanë të bëjnë me aktivitetet e deritanishme dhe ato të ardhshme të KShZ, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Konkluzionet e miratuara janë publikuar në ueb faqen zyrtare të Komisionit shtetëror zgjedhor.
Po ashtu, pas ndryshimeve në Kodin zgjedhor dhe vendimet e miratuara nga Gjykata Administrative, në pajtim me nenin 31 paragrafi 2 pika 28g nga Kodi zgjedhor, më 26 maj është publikuar edhe Lista zgjedhore në ueb faqen e KShZ me këto të dhëna: emri, mbiemri dhe adresa e votuesve./Telegrafi/