Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme miratoi propozim-kodeksin për mbikëqyrje të referendumit.
Siç u tha, Kodeksin vë theks të veçantë mbikëqyrësve të akredituar. Ata duhet ta njohin ligjin, t’u përmbahen dispozitave të tij, të jenë të paanshëm dhe çdoherë me vete ta mbajnë bexhin për identifikim.
“Për mbikëqyrje korrekte KSHZ është e obliguar të sjellë kornizë për sjellje të rregullt gjatë mbikëqyrjes së referendumit. Në pajtueshmëri të Kodeksit, vetëm mbikëqyrës të akredituar mund të informojnë gjatë procesit votues”, u theksua në seancë.
Kodeksi parashikon edhe kufizim për mbikëqyrësit e akredituar – ata nuk guxojnë që gjatë votimit dhe numërimit të votave, as të mbajnë çfarëdo lloj simbole partiake.
Siç informon kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski ende po zgjat afati për dhënie të akreditimeve për mbikëqyrës të referendumit.
KSHZ në seancë e miratoi edhe propozimin e Boris Kondarkos, që të sillet rregulloret e re për ankesa që do të vlejë vetëm referendumin. Rregullorja për procesin zgjedhor nuk do të ndryshojë./Telegrafi/