Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), sot në ora 18, do të mbaj mbledhjen e 22-të me radhë, e cila është e hapur
për publikun, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë mbledhje, duhet të rishqyrtohet dhe miratohet Raporti i verifikimeve dhe analizave statistikore,
verifikimet krahasimore të bazave të ndryshme të të dhënave dhe evidencave për përditësimin e listës zgjedhore, mbi bazën e Rregullores për metodologjinë e përditësimit të Listës zgjedhore.
Sipas KSHZ-së, në rend dite është përcaktimi i mënyrës së veprimit pas të dhënave jokonsistente në listën zgjedhore, të vërtetuara me Raportin e verifikimeve dhe analizave statistikore, verifikimeve krahasimore të bazave të ndryshme të të dhënave dhe evidencave për përditësimin e listës zgjedhore, mbi bazën e Rregullores për metodologjinë e përditësimit të Listës zgjedhore./Telegrafi/