Site icon Telegrafi

KShZ-Maqedoni: Votuesit nuk mund të identifikohen për shkak të shenjave të këqija të gishtave

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve janë prononcuar në lidhje me pengesat që i kanë hasur votuesit gjatë ditës së sotme.

Thonë se votuesit nuk kanë arritur të identifikohen me finger print për shkak të shenjave të këqija të gishtave.

“Pengesat me identifikim kanë ardhur për shkak të shenjave të këqija dhe nuk mund të identifikohen. Votimi rrjedhë duke vendosur shenja gishtash në letër në vendvotim”, njoftojnë nga KShZ.

Vonesa në votim ka pasur thuajse në tërë pjesët e Maqedonisë së Veriut, pasi votuesit duhej të përpiqeshin disa herë që të identifikoheshin nëpërmjet shenjave të gishtave.

Exit mobile version