Site icon Telegrafi

KSHZ Maqedoni thotë se votimi do të vazhdojë deri në ora 19:30

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në konferencë për shtyp, pas përfundimit të procesit zgjedhor njoftoi se kanë marrë vendim që votimi të vazhdojë edhe pas orës 19:00.

Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski, tha se votimi do të shtyhet deri në ora 19:30, për shkak të vonesave me aparatet biometrike dhe i ftoi mediumet dhe partitë politike që të mbajnë heshtjen zgjedhore.

Dashtevski më herët kishte paralajmëruar se procesi i votimit mund të shtyhet deri në tre orë, por tha se për një gjë të tillë nuk ka nevojë./Telegrafi/

 

Exit mobile version