Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informon se sot deri në ora 10:00, janë dorëzuar shtatë ankesa në lidhje me procesin zgjedhor në zgjedhjet lokale.
Siç thonë nga KSHZ, shtatë ankesat janë dorëzuar nga partia “Bashkimi i Përhershëm Radikal Maqedonas” (BPRM), edhe atë për grumbullimin dhe konfirmimin e rezultateve në vendvotimet 1156, 1178, 1157, 1182, 1183, 1176 dhe 1181 në Kkomunën Nagoriçan i Vjetër.
Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski, dje informoi se afati për parashtrimin e negociatave për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, skadon nesër në ora 14:00.
Ndryshe, KSHZ i ka publikuar rezultatet e para jozyrtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që u mbajtën më 31 tetor./Telegrafi/