Telegrafi

KSHZ: Lista me votuesit fiktiv, deri tani janë parqitur 397 qytetarë (Lista)

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informoi se deri sot në orën 13:00, përmes njërës prej mënyrave për paraqitjen e qytetarëve, te shënimet e të cilëve në Listën zgjedhore pas verifikimeve të kryera të kryqëzuara dhe në terren, janë kontestuese, respektivisht për të cilat ka mospërputhje të të dhënave për qytetarët, lëndë e verifikimeve në Listën zgjedhore, janë paraqitur gjithsej 397 qytetarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Prej tyre, 86 persona janë paraqitur në sektorët dhe zyrat rajonale, ose në zyrat shtesë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ndërsa 311 qytetarë paraqitjen e kanë realizuar përmes ueb aplikacionit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. /Telegrafi/