Në një konferencë për shtyp, Komisioni Shtetëror Zgjedhor tha se nesër konferenca e parë për shtyp do të jetë në ora 9:30 për informacionet e para të votimit.
Në fillim ata cekën numrin e plotë të votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore, dhe në 33 vend votime nëpër përfaqësitë diplomatike-konsullore 2694 votues të cilët janë paraqitur për të votuar në referendum dhe janë pranuar nga KSHZ-ja kishin mundësi të realizojnë të drejtën e tyre të votës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga KSHZ-ja thonë se ende janë hapur gjashtë vendvotime në ShBA, Kanada dhe në Londër ku votimi do të zgjas deri në ora 19:00 sipas orës së tyre.
“Deri në ora 17:00 numri i daljes në votime jashtë vendit 985 votues, gjegjësish 36.56%”, thonë nga KSHZ-ja duke shtuar se në 5 vendvotime nuk janë përfshirë siç ishin ato të ShBA-ve dhe Kanadasë.
Në 13 entet ndëshkimore-përmirësuese, sipas KSHZ-së, të drejte vote kanë pasur 1558 votues është mbyllur, ndërsa votimi ka qenë pa probleme kurse deri në orën 19:00 votuan 1008 votues, gjegjësisht 64.69% e të regjistruarve.
Sipas KSHZ-së në shtëpi, të drejtën e votimit e kanë shfrytëzuar personat e sëmurë, të paaftëve si dhe personave në burgim shtëpiak ku nga 1851 qytetarë të regjistruar të drejtën e votës e kanë realizuar gjithsej 1520 votues.
Në pyetjen se çfarë do të komentoni rreth incidentit në Australi, nga KSHZ-ja thanë se tashmë organet kompetente merren me atë incident dhe se tash për tash nuk ka ndonjë problem./Telegrafi/