Site icon Telegrafi

KSHZ-ja do t’i kthej paratë e përfituara si kompenzim për angazhim në zgjedhje

Me 9 vota Për, anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) vendosën që anëtarët e KSHZ-së dhe shërbimi profesional për zgjedhje lokale, individualisht të vendosin ku dhe si do t’i kthejnë paratë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendimi për marrjen e parave si kompenzim nuk mund të tërhiqet, por anëtarët vendosën që paratë të kthehen në buxhet ose të jepen për çështje humanitare.

Anëtarja Violeta Duma, edhe pse tha se do t’i kthej paratë, ajo megjithatë është e bindur se i ka merituar sepse ”katër muaj Komisioni ka punuar ditë e natë dhe për ata nuk ka patur as rregullore e as pushim”.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski tha se paratë do t’i kthejë, pra do t’i jep si donacion. Anëtari Sasho Sërcev deklaroi se do t’i kthej paratë, por reagoi dhe tha se nuk duhet drejtuar gishti kah KSHZ-ja si shembull korrupsioni./Telegrafi/

Exit mobile version