Site icon Telegrafi

KSHZ-ja do të fshijë 4000 persona të vdekur që gjenden në listën zgjedhore

KSHZ-ja raporton se është kryer 90% i verfikimit të rreth 90000 votuesve të dyshimtë, ndërsa të dhënat tjera shifrat do të jepen pas përfundimit të pauzës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në pjesën e parë të mbledhjes së KSHZ-së, u prezantua raporti për të dhënat e verifikimit krahasimor të listës zgjedhore, nga e cila KSHZ-ja ka kërkuar fshirjen e rreth 4000 personave, të cilët sipas evidencave të MPB-së dhe evidentimit të numrave amë, kanë vdekur.

Në MPB nuk janë kryer ende të gjitha të dhënat për mbi 100000 persona të cilët janë gjetur si të dyshimtë pas analizës krahasimore./Telegrafi/

Exit mobile version