Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot duhet ta shqyrtojë dhe miratojë Raportin për zbatimin e procedurës së paraqitjes së qytetarëve, emrat e të cilëve u përfshinë në Listën gjedhore fiktive, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Emrat e tyre u përfshinë pas përfundimit të analizave të kryqëzuara dhe verifikimeve në teren.
Afati për paraqitjen e këtyre votuesve ishte nga 26 korriku e deri më 19 gusht, ndërkaq u paraqitën gjithsej 8922 votues nga 39.502 votues, sa ishin të përfshirë në listë.
KSHZ-ja ka 10 ditë në dispozicion për të përfunduar kontrollet shtesë ose të kontaktojnë drejtpërdrejtë më votuesit e dyshimtë. Ata që nuk janë paraqitur, nuk do të përfshihen në Listën zgjedhore./Telegrafi/