Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot bëri të ditur rezultatet përfundimtare të votimit për kryetar komune në Shtip. Në këto zgjedhje fitues doli Sashko Nikollov nga LSDM me 11.477 vota.
Kandidati i Integras, Simon Polikarp fitoi 1.179 vota, dhe nga 200 tre kandidatë të tjerë.
Të drejte vote në zgjedhjet e Shtipit kishin 41.777 votues, ndërsa të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 14.301 votues. Fletëvotime të vlefshme ka pasur 13.485 dhe të pavlefshme 816.
Rezultatet përfundimtare në Komunën e Pllasnicës u bënë të ditur të enjten ku fitoi kandidati nga radhët e BDI-së, Alija Jaoski i cili fitoi 1.696 vota.
Nikollov dhe Jaoski do të jenë kryetarë komunash deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vitin 2022./Telegrafi/