Ende nuk dihet nëse deri nesër do të përfundojë verifikimi i afër 90 mijë votuesve të dyshimtë në listën zgjedhore, ndërkaq Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) nuk dëshiron që të japë ndonjë koment se deri ku ka arritur verifikimi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
KSHZ-ja nuk tregon as sa është numri i votuesve të verifikuar, por paralajmëron se nesër do të dalin me të dhëna konkrete. Ekziston mundësia që verifikimi të vazhdojë edhe më tutje.
Në bisedë telefonike për TV Telma, zëdhënësi Admir Shabani ka bërë të ditur se verifikimi ka më së shumti vështirësi në kumunat e Shkupit, si në Karposh, Qendër, Gazi Babë, por edhe në Tetovë, Gostivar e Kumanovë./Telegrafi/