Telegrafi

KSHZ-ja miratoi orarin e periudhës parazgjedhore

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) e ka miratuar orarin e periudhës parazgjedhore, por pa anëtarët e LSDM-së, Violeta Duma dhe Igor Milev, për të cilët nuk ka informacione nëse janë tërhequr, apo e kanë bojkotuar këtë mbledhje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Aleksandar Çiçakovski, i cili mbrëmë e lëshoi mbledhjen bashkë me dy anëtarët e KSHZ-së nga radhët e LSDM-së, deklaroi se nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij rreth listës zgjedhore, por ka ardhur të jetë prezent për mbajtjen teknike të kësaj liste.

Ndryshe, KSHZ-ja ka vendosur që të bëjë çregjistrimin publik të listës zgjedhore më 25 prill, për një afat 15 ditorë, ndërkaq listat e kandidatëve të partive duhet të përmbyllen deri më 11 maj, që më 16 maj të fillojë fushata zgjedhore. Lista përfundimtare duhet të jetë gati më 19 maj.

Nga ana tjetër, MPB-ja thotë se nuk ka kohë që deri me 5 qershor të verifikohen të gjitha të dhënat e kërkuara nga KSHZ-ja.

Deri tani, pjesë e verifikimit kane qenë 300000 qytetarë, kurse KSHZ-ja ka kërkuar verifikimin edhe të 30000 tjerëve. Me siguri më të madhe, nga lista janë fshirë 1135 të vdekur./Telegrafi/