Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale (DMDHP) sot ka kryer një inspektim në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), në lidhje me publikimin e të dhënave personale të Listës zgjedhore në faqen e saj të internetit, duke marrë dy vendime të përkohshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas DMDHP-së, me njërin nga vendimet e saj, KSHZ-së i ndalohet të sigurojë qasje elektronike te të dhënat personale në Listën zgjedhore, në mënyrën që nuk përfshihet në rregullat për mbrojtjen e të dhënave presonale.
Ndërkaq, vendimi tjetër ndalon KSHZ-në që në faqen e saj të internetit, të publikojë të dhëna të personave fizik që përfshihen në Listën e të dhënave të dyshimta, pasi që sipas DMDHP-së, KSHZ-ja nuk ka bazë juridike të përpunojë Listën zgjedhore përmes publikimit të të dhënave personale për personat fizik, të cilët do të verifikohen si të dhëna të dyshimta dhe do të jenë pjesë e verifikimit në terren./Telegrafi/