Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) vazhdon me përgatitjet për referendumin e 30 shtatorit.
Mbaroi mbikëqyrja publike e Listës Zgjedhore, që duhet të mbyllet më së voni deri më 7 shtator, si dhe paraqitja e mërgimtarëve për votim.
Të dhënat e tyre tek Lista Zgjedhore deri në afatin e fundit më 23 gusht në repartet rajone dhe zyrat e KSHZ-së kanë kontrolluar 5.641 qytetarë. Vendim për fshirje nga Lista Zgjedhore është sjell për 295 qytetarë, 94 persona janë regjistruar tek Lista Zgjedhore, ndryshime duhet të ndodhin tek 74 persona, dhe tek 7 persona është konstatuar se janë me banim të anuluar. Kontrollimin e Listën Zgjedhore qytetarët e kanë bërë përmes ueb faqes së KSHZ-së. Nga Komisioni informojnë se mbi 16.000 qytetarë kanë kontrolluar të dhënat e tyre nëpërmjet ueb faqes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
në seancën e djeshme të KSHZ-së, ishte kumtuar se për referendumin në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Maqedonisë janë paraqitur 2.855 votues, nga ku 2.755 janë pranuar që të votojnë. janë refuzuar 100 kërkesa me arsyetim se pjesë e njerëzve që kanë dërguar kërkesë kanë pasur dokumente të udhëtimit me afat të skaduar, ndërsa një pjesë e tyre nuk kanë pasur banim në Maqedoni. Për këtë shkak, sqaron KSHZ-ja, nuk kanë të drejtë të votojnë. Më shumë janë paraqitur në Bern 321, Veneci 258, Ljublanë 217, Bruksel 71, Romë 51, Washington 45, Abu Dhabi 26… Të shpërngulurit që janë paraqitur të votojnë jashtë Maqedonisë nuk mund të votojnë në Maqedoni nëse udhëtojnë në Maqedoni gjatë kohës së referendumit. Tek lista zgjedhore janë regjistruar 87.000 persona. Votimi në diasporë, i cili duhet të bëhet më 29 shtator, do të kushtojë rreth 200.000 euro.
Javën e ardhshme, poashtu pritet të zbatohet edukimi i bordeve komunale për referendumin, më pastaj edhe për bordet zgjedhore.
Në seancën e djeshme të KSHZ-së u miratua edhe Kodeksi për mbikëqyrjen e referendumit, i cili vendos në theks akreditimin e mbikëqyrësve. Ata duhet ta dinë Ligjin, ata duhet t’i përmbahen dispozitave të këtij ligji dhe gjithmonë të mbajnë bexhin e identifikimit.
Anëtarët e KSHZ-së përkrahën vendimin që të angazhohen numër shtesë nga Enti Shtetëror për Statistika me qëllim të përpunimit më të shpejtë të të dhënave për daljen në referendum.
Siç ishte marrë vesh, MPB-ja do të jap 260 kartela identifikimi personave që vuajnë dënimin me burg për të mundur të realizojnë të drejtën e tyre të votës./Telegrafi/