Të dhënat më të reja të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) tregojnë se deri në mesditën e sotme, gjithsej 3642 persona janë paraqitur për të vërtetuar se nuk janë votues fiktiv, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga ky numër, 1605 janë paraqitur në zyrat rajonale nëpër komuna, kurse 2037 janë paraqitur përmes aplikacionit në intenet faqen e KSHZ-së.
Më së shumti votues janë paraqitur në komunën e Çairit, Tetovës, Sarajit, Aerodromit dhe në komunën Qendër./Telegrafi/