Site icon Telegrafi

KSHZ është e përgatitur për organizimin e referendumit në Maqedoni

Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk pret probleme të mëdha në arritjen a afateve në përgatitjet për referendum.

Sipas zëdhënëses Guguçevka KSHZ-ja  ka filluar të përditësojë lisën zgjedhore.

“KSHZ-ja që në seancën e parë i miratoi dy dokumentet e rëndësishme për zbatimin e aktiviteteve lidhur me këtë referendum në nivel shtetëror. Në raport me sfidat për aktivitet e këtyre, dua të theksoj se KSHZ-ja si organ më i madh zgjedhës, deri tani nuk ka zbatuar referendum të këtillë në nivel shtetëror, megjithatë ka zbatuar shumë cikle zgjedhore, si ato parlamentare, për Kryetar të Shtetit dhe ato lokale, kështu në raport me arritjen e afateve, nuk kemi dilema se KSHZ-ja do t’i kryejë në kohë” tha Lupka Guguçevska për Kanal 5 duke u përgjigjur në pyetjen për sfidat e KSHZ-së.

Ajo tha të gjitha afatet do të zbatohen në kohë dhe se bashkëpunimi i KSHZ-së me organet tjera shtetëore nuk është për herë të parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe në raport me bashkëpunimin e organeve tjera shtetërore KSHZ-ja, ky bashkëpunim nuk është për herë të parë, KSHZ-ja ka tashmë përvojë disavjeçare që bashkëpunon me organet shtetërore, kështu që presim që të gjitha afatet të zbatohen në kohë” tha zëdhënësja e KSHZ-së Guguçevska./Telegrafi/

Exit mobile version