Kuvendi mbrëmë ka zgjedhur anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhor (KSHZ), me çka dhe përfundimisht jepen kushte për organizimin dhe realizimin e referendumit në vjeshtë për marrëveshjen me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pritet që ditën e shtunë ose ditën e hënë që të mbahet seanca në të cilën Kuvendi do ta nënshkruaj referendumin, i cili është paralajmëruar, do të duhet të mbahet më 30 shtator.
Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se beson se me herët deri më 30 korrik Kuvendi do miratoi vendimin për mbajtjen e referendumit, siç tha, do të organizohet edhe par OBRM-PDUKM në rast se nuk arrijnë marrëveshje me ata, për të cilën bisedimet janë në rrjedh e sipër.
Në rast se nuk arrihet marrëveshje me OBRM-PDUKM pritet pozicionim këshillues për deputetët e tyre për vendimet rreth referendumit. Ata, sipas Zaev, duhet të tregojnë qëndrimin e tyre, a do ta bojkotojnë, bojkot i heshtur, thirrje për referendum dhe të votojnë kundër, do të jenë për thirrje, ndërsa qytetarët lirshëm të vendosin. /Telegrafi/