Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni ka filluar sot mbledhjet ku janë duke diskutuar shqyrtimin e listave të votuesve nga votuesit të cilët kanë kërkuar veten nëpër listat e votuesve, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Siç informojnë nga KSHZ sot, në seancën e 133, është duke u shqyrtuar lista e votuesve që kanë kërkuar veten dhe kanë propozuar ndryshime për datat 1, 2, 3 shtator të këtij viti.
KSHZ duhet që të aprovojë edhe librin e udhëzimeve për anëtarët e këshilleve komunale elektorale dhe të bëjë zgjedhjen e rastësishme të anëtarëve të këshillave mbikqyrëse në çdo komunë.
Udhëzuesin për anëtarët e komisioneve KSHZ do ta përgatis në dy gjuhë, shqip dhe Maqedonisht.
Nënkryetarët e komisioneve në vendvotime gjithashtu do të caktohen në këtë mbledhje ose të paktën në raste kur nuk ka propozime, do të caktohet vetëm metodologjia e zgjedhjes. /Telegrafi/