Site icon Telegrafi

KSHZ ende si ka përpunuar të gjitha materialet nga komisionet zgjedhore komunale

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot deklaroi se materialet nga komisionet zgjedhore komunale ende janë duke u pranuar dhe procesverbalet për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve nga vendvotimet (procesverbali nr. 16), si dhe procesverbalet për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve nga komunat po kontrollohen me dorë ( Procesverbali Nr. 21), në mënyrë që të mund të përcaktohen me saktësi rezultatet përfundimtare jozyrtare.

Rezultatet përfundimtare jozyrtare do të shpallen në seancën e pasdites së Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

KSHZ-ja rezultatet fillestare i publikon në afat prej 12 orëve, ndërsa rezultatet përfundimtare i publikon brenda 24 orët./Telegrafi/

Exit mobile version