Site icon Telegrafi

KSHZ e mbyll listën, të gatshëm për zgjedhjet e ardhsme

Gjithsej 1.814.263 qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 15 korrik.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dje e mbylli Listën zgjedhore. Në ndërkohë, fushata vazhdon me tempo edhe më të përforcuar. Gjithnjë e më të zëshme janë premtimet partiake dhe zënkat.

Krahas prezantimit të programeve, dominojnë thirrjet për dalje masive, premtohen reforma dhe prosperitet ekonomik.

Fushata zgjedhore do të zgjasë deri më 13 korrik, ndërsa zgjedhjet kuvendare do të mbahen më 15 korrik./Telegrafi/

Exit mobile version